Nina Agdal, një mbrëmje vetëm nën shoqërinë e vajzave
Ajo është një nga modelet më të mira të "Victoria`s Secret" e cila për shumë kohë gëzon një famë botërore. Supermodelja Nina Agdal, mbremjen e djeshme dha provat se është duke e marrë veten nga gjendja e mbingarkuar emocionale, ose siç konfirmuan dhe miqte e saj depresive, per shkak të ndarjes nga Adam Levine.


Shkaku i kësaj gjendjeje mësohet se ka qenë pikërisht ndarja e Adam nga Nina për tu rikthyer, e më pas për tu fejuar me një tjeter supermodele dhe kolege të saj, Behati Prinsloo. Këta të fundit kishin pasur një lidhje disa vjeçare, së cilës i dhanë fund dhe kjo beri të mundur njohjen, e më pas krijimin e romancës mes Adam dhe Ninës.
Pas ditëve të tëra që kaloi e mbyllur në shtëpi, pas rënies në peshë në mënyre drastike dhe pas refuzimeve të njëpasnjëshme për të qenë pjesë e sfliladave duket se 21-vjecarja ka vendosur t`i rikthehet jetës së saj të dikurshme, të mbushur me sfilata, fustane të shkurtra, fotografi të pafundme dhe mike të mira modele.
Së fundmi ajo ka pozuar më 2 modele dhe këngëtaren e njohur Ciara. Nina, e veshur me një fustan të shkurtër me ngjyra të ndërthurura , sandale të zeza dhe flokët e lëshuar ka kaluar një mbrëmje të gjatë vetëm nën shoqërinë e vajzave.
Dy modelet mësohet se janë Coco Rocha, e cila është shumë e njohur në Shtetet e Bashkuara dhe tjetra quhet Katrina Bowden, një bjonde figurante. Te supermodelja është vënë re se gjendja e saj e humorit po arrinte majat, shpesh është parë të kërcejë dhe këndojë por gjithmonë e buzëqeshur.

Dhe në fund fotot e postuara, vajzat kanë menduar ta mbyllin me njërën e cila sipas tyre kishte shumë domethënie, ku të katerta shfaqen duke ngrëne nga një embëlsirë për të provuar në këtë mënyre se pavarsisht trupit të tyre i cili duhet të jetë gjithnjë në formë, nuk e privojnë ndonjëherë veten nga gjërat që i pëlqejnë ose shijojnë.