Ëmbëlsirat shtojnë stresin

Sa herë që kalojmë një ditë të keqe, apo përjetojmë zhgënjim në dashuri , na është kthyer në zakon që të mos e vrasim mendjen për kaloritë dhe të marrim një çokollatë të madhe apo një tas të madh akulloreje dhe një gotë vere. Kjo mënyrë përdoret nga çdo njeri në botë aq sa është kthyer në klishe, pasi ska gjë më të përshtatshme se stresi për të dërguar secilin prej nesh drejt e tek ëmbëlsirat. Në fakt gjatë 50 viteve të fundit, konsumimi jonë i sheqernave të përpunuara është dyfishuar.Megjithatë, prova të reja sugjerojnë se kjo gjë është shumë e gabuar, dhe se sheqernat janë shumë larg të qënurit ndihmë për largimin e stresit, madje ai mund të shkaktojë më tepër panik dhe ankth tek ne. Dhe kjo nuk është gjithçka. Sipas një grupi mjekësh, shkencëtarësh, nutricionistësh dhe psikologësh të quajtur “Food For The Brain”, ekziston një korrelacion mes ndryshimeve në sjellje dhe niveleve të sheqerit në gjak. Një nutricioniste e grupit të mësipërm thotë se: “Balanca e varfër e sheqerit është shpesh i vetmi faktor që ndikon tek njerëzit që vuajnë paqëndrueshmëri të gjendjes shpirtërore, tek ata që në 1 minutë ndihen mirë dhe në tjetrën shumë keq, që vuajnë nga ankthi dhe depresioni. Të pasurit e nivelit të ndryshueshëm të sheqerit pakëson aftësinë e njeriut për tu përballur me stresin.Kjo ndodh sepse sheqernat e përpunuara e përhapin sheqerin në trup shumë shpejt, gjë që rrit nivelin e insulinës që bind trupin tonë të grumbullojë dhjamra në vend që ti djegë ato dhe alternon nivelet e sheqerit tonë në gjak. Sa më të pabalancuara nivelet e sheqerit tonë në gjak, aq më e pabalancuar gjendja jonë shpirtërore, ne na merr uria, nevrikosemi, hymë në faza depresive, mërzitemi dhe nuk arrijmë të mendojmë qartë. Dhe më e keqja qëndron në faktin se sa më shumë të ndryshojnë nivelet e sheqerit, aq më e madhe është mundësia për të reaguar keq ndaj situatave të këqija dhe stresuese të jetës. Disa madje thonë që në anglisht fjala ëmbëlsirë ose deserts, lexohet mbrapsht stressed ose i stresuar, dhe kjo nuk është koinçidencë.Mjekët sugjerojnë që në vend të ëmbëlsirave të ushqehemi me manaferra, perime të gjelbra, mish gjel deti dhe bajame ose arra e lajthi të cilat ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar dhe janë plot vitaminë B që ndikon në uljen e stresit.