Nuk dëshiroj të vij në Rusi, jam gay!
Ylli i Prison Break Wentworth Miller ka shkruar një letër refuzimi pjesëmarrjes së tij si i ftuar nderi në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Shën Petërburg. Arsyeja? E thjeshtë, ai është gej!
Presidenti Vladimir Putin së fundmi ka nënshkruar ligjet të cilat e bëjnë të ndaluar promovimin e jetesës gej, lesbiane apo biseksuale dhe gjithashtu të huajt që janë pjesë e komunitetit LGBT mund të bien viktimë e arrestimeve në Rusi. Ligjet hynë në efekt në 3 Korrik dhe janë kritikuar nga i gjithë Hollywood-i e komuniteti ndërkomëbtar. Gjithashtu ka pasur shqetësime se mund të arrestohen, ata që do të udhëtojnë në Olimpiadat e Dimrit të 2014-ës në Rusi.
Miller i cili është nga Anglia, ka qënë aktori kryesor i serialit të Fox, Prison Break prej 2005 deri në 2009. Letra e tij e plotë është si vijon :E dashur Znjsh. Averbakh:Ju falenderoj për ftesën. Si një person që i ka shijuar vizitat e tij në Rusi në të shkuarën dhe gjithashtu mund të provojë se ka prejardhje ruse, do të isha shumë i lumtur të thoja po.Megjithatë, si një mashkull gej, unë duhet të refuzoj.Jam shumë i shqetësuar me sjelljen dhe trajtimin e burrave dhe grave gej nga qeveria ruse së fundmi. Situata nuk është e pranueshmë në asnjë mënyrë dhe unë, me mendje të shëndoshë, nuk mund të marrë pjesë në një rast festimi në një shtet ku njerëzit si unë janë duke u privuar në mënyrë sistematike nga të drejtat më të thjeshta për të jetuar dhe të dashuruar haptazi.Ndoshta, kur rrethanat të përmirësohen, unë do të jem në gjendje të bëj një zgjedhje tjetër. Deri atëherë...Wentworth miller