Mayer dhe Perry sërish bashkë dhe shumë të dashuruar
U bë një kohë e gjatë që kur John Mayer deklaroi publikisht se është rilidhur përsëri me Katy Perryn, jo në mënyrë të drejtpërdrejtë. Çifi, i cili nisi romancën gjatë vitit 2012, kaluan një periudhë disamujore larg njëri-tjetrit. Ata i dhanë fund lidhjes së tyre në Mars dhe janë rikthyer vetëm një muaj më parë.
Çifti Mayer-Perry së fundmi janë shfaqur shumë të dashuruar. Pas këngës që vetë John i dedikoi Katyt, la të nënkuptohej se ata i ishin rikthyer sërish romances së tyre. 35-vjeçari e këndoi këngën për herë të parë në një koncert të mbajtur pak javë më parë, në të cilin gjendeshin me mijera të pranishëm.
Gjatë fillimit të javës këngëtari ka dhënë një intervistë ku ka shpejguar arsyjet e ndarjes dhe të rikthimit. Sipas tij gjendja e tij emocionale dhe profesionale ishte shumë e rënduar. Shpesh ishte i angazhuar me koncerte të ndryshme dhe pjesën e mbetur të kohës kishte nevojë t`ia dedikonte vetës. Fillimisht e para gjë që i shkoi nëpër mend ishte ti jepte fund sa më parë kësaj lodhje dhe ngarkese të dyfishtë. Kjo ishte arsyeja pse ai hodhi hapin i pari për të folur me Katyn.
Sipas tij ajo e mirëkuptoi edhe pse ai e vuri re se gjatë asaj kohë ajo vuajti shumë. Pas ndarjes disa mujore John shpejgon se ai arriti të kuptonte se nuk mund të qëndronte i vetëm. Ende pa i dhënë ish të dashurës së tij të dikurshme lajmin, ai nisi të shkruante një këngë të cilën ja tregoi e më pas ja dedikoi duke shprehur se çfarë ndjente për të. Por në të njëjtën kohë duke shpresuar që ajo të ishte e gatshme ta donte përsëri si dikur.
Ndërkohë që Mayer shprehej më këto fjalë, Katy nuk humbi rastin t`i bëntë me dije fansave të saj detaje të reja lidhur me albumin "Paradise" të të dashurit të saj. Ajo ka shpejguar se ky është një album, i cili do ti lërë të gjithë pafjalë dhe është e bindur për suksesin e këtij të fundit.