Kelly Clarkson publikon fotosetin e fejesës me Blackstock

Ajo është vetëm 31-vjeç dhe gëzon një famë mbarëbotërore për vite të tëra. Këngëtarja Kelly Clarkson pas këngëve hite si "Becouse of you " ose "Behind These Hezel Eyes" me të cilat nisi të bëhej e njohur, jo shumë kohë më pare ka arritur të godasi në shenjë me këngën me të fundit "Stonger", e cila numëron mbi 100 milion klikime.Është mësuar se ajo është gati për të publikuar albumin e saj më të ri në muajin tetor për të cilin ka nisur dhe një tur koncertesh së bashku e grupin e njohur "Maroon 5". Në një intervistë të dhënë Kelly ka shpjeguar se ka vërtetë shumë besim tek ky album, sepse është ndryshe nga të tjerët,çdo kënge i ka kushtuar një kohë të gjatë duke dhënë më të mirën e saj.Por përveç karrierës së saj, e cila gjithnjë ka qenë në maja, edhe jeta e saj personale duket se po shkon më së miri. Kelly ka vendosur që të ndajë së bashku me miliona ndjekësit e saj në twitter fotosetin e fejesës së saj së bashku me 35-vjeçarin Brandon Blackstock. Ky i fundit është babai i dy fëmijëve nga martesa e tij e parë, 12 dhe 6 vjeç të cilët quhen Savannah dhe Seth.Këngëtarja shpejgoi se ndihet e lumtur që për një kohë të gjatë ka marrë rolin e nënës dhe ndihet e sigurt për fëmijët e saj në të ardhmen. Kelly pohon se njësoj si nëna e saj, është një prind me karakter të rreptë por që i adhuron fëmijët."Savannah dhe Seth më duan, dhe më ndihmojnë ta kem më të thjeshtë në rolin që kam marre për sipër" thotë ajo.Gjatë përfundimit të intervistës, ajo shpejgoi se shumë shpejt do të lidhë jetën me martesë me Brandon, me të cilin është shumë e dashuruar dhe dëshiron te krijojë një familje sa më parë.