Rekord vizitorësh për “Mesharin”, dominon brezi i ri

"Incidente dashurie në ekspozitën e hapur për herë të parë pas 5 shekujsh për librin e parë në shqip " Meshari i Gjon Buzuku" -kështu i ka quajtur Drejtori i Bibliotekës Kombëtare vizitat rekord që ka shënuar kjo ekspozitë numri i të cilave vetëm në ditët e para shkon deri në 400 në ditë.Një dëshirë të flakët kanë shprehur sidomos të rinjtë e shkollave të ndryshme, të cilët tentojnë ta shohin më nga afër dhe madje duan të bëjnë foto me të.Policia e Shtetit ka garantuar ruajtje për librin për 24 orë dhe bën të mundur sigurinë e plotë të tij. Po ashtu janë krijuar të gjitha kushtet e nevojshme klimatike për vendosjen e librit për ekspozim.Nga data 12 nentor kur është hapur, ekspozita vazhdon të ketë një interes të lartë për qytetarët. Ajo do të qëndrojë e hapur deri më datën 28 nëntor.