Gjykata e Tiranës paralajmëron CEZ: 100 000 000 lekë/orë për çdo ndërprerje të energjisë

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë vendosi pranimin e kërkesës së kërkuesit Avokatura e Shtetit, duke ndalur shkëputjen e energjisë elektrike ndaj çdo autoriteti publik, institucioneve dhe shërbimeve deri në arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare dhe ligjore të mosmarrëveshjeve mes palëve përmes zgjidhjes miqësore apo arbitrazhit sipas rregullave të DHNT.Në çdo rast që CEZ Shpërndarje do të shkelë vendimin e gjykatës do të penalizohet me një shumë 100 000 000 lekë/orë për çdo ndërprerje të energjisë.Kundër vendimit lejohet ankimim në Gjykatën e Apelit Tiranë, brenda pesë ditëve nga dita e nesërme e zbardhjes së vendimit.