Sëmundjet kronike të mushkërive, mjekët: 6-7% e popullatës e prekur
Ata që punojnë në miniera, në metalurgjikë, në ndërtim si dhe ata që jetojnë në zonat urbane e duhanpirësit janë më të rriskuar nga sëmundjen kronike të mushkërive.6% e popullates, ose e thënë më thjesht 180.000 persona rezultojnë të prekur nga sëmundjet pneumonare, ndërsa shoqata e pneomologëve thotë se kjo shifër po shkon në 7%.Ndërsa shkaqet përvec ambjenteve të punës ku ka smog e kimikate, ndotja e ambjentit është risk më vete.Dr. Hasan Hafizi, kreu i shoqatës së pneumologëve thotë se mosha më e prekur është mbi 40 vjec, por kujdes të vecantë duhet të tregojnë dhe amvisat gjatë gatimeve të përditshme.Sëmundjet e mushkërive mund të parandalohen nëse nuk bëhet kronike, prandaj Dr. Hafizi u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes, të shmangin duhanpirjen, qendrimet në vendet e ndotura, si dhe të bëjnë konuslta të shpeshta me mjekun.