Rama në Korçë: T’i japim fund polititizimit të arsimit

Partia Socialiste e zhvendosi sot debatin dhe konsultimet për arsimin në qytetin e Korcës. Gjatë diskutimit kreu i PS-së, Edi Rama deklaroi se mësuesit janë kthyer në instrumentë të politikës.Ndërkaq lideri i selisë rozë, Rama, pohoi se buxheti për arsimin nuk mund të ketë shkurtime, ndërsa vlerësoi domosdoshmërinë e ndërmarrjes së reformave në këtë sektor, për risistemimin dhe gjetjen e një zgjidhje për numrin e lartë të të rinjve të papunë.Duke e konsideruar arsimin një detyrim atdhetar, ai ngriti gjithashtu shqetësimin edhe për numrin e lartë të analfabetikëve në vend.Gjatë takimit në Korcë Rama shoqërohej nga Ben Blushi, Ilir Beqja, Ledi Shamku, Ditmir Bushati etj.