100 vjet pavarësi, simpozium nga Instituti i Studimeve të Europës

Instituti i Studimeve të Europës Juglindore në këtë 100-vjetor të shpalljes së pavarësisë sjell në një simpozium shkencor impaktin ndërkombëtar që dhanë kontribut në rrugën drejt këtij viti të jubileut të Shqipërisë, duke sjellë jo vetëm marrëdhëniet e Shqipërisënë arenën ndërkombëtare, por edhe duke hedhur vizionin në prespektivat e ardhshme.Drejtori Ekzekutiv i këtij instituti, Enver Bytyci, tha se e vetmja mundësi për integrim i vendit në rend rajonal dhe botëror, është ajo drejt orientimit amerikan.Drejtori i Akademisë Austriake për paqe dhe siguri në Europë, Prof. Gunther J.Rozenitis, solli një prezantim të partneritetit të suksesshëm ndërmjet Austrisë dhe Shqipërisë, të cilat kanë qenë lidhje e suksesshme në këtë 100 vjetor, përmendim gjithashtu ardhjen e përkrenares së Skendërbeut dhe shpatës në këtë 100 vjetor nga Viena.E ndarë në dy sesione, më shumë se 13 referues kanë sjellë procesin e të gjatë historik të marrëdhenieve të Shiqiprisë me vende të ndryshme dhe qëndrimet ndaj saj.Kumtesat e mbajtura do të përmblidhen edhe në një botim special nga Instituti i Studimeve të Europës në dy gjuhë, shqip dhe anglisht.