Arrestimet, CEZ thirrje autoriteteve policore për lirimin e punonjësve
Pas arrestimeve të punonjësve të CEZ Shpërndarje në rrethe, ka ardhur edhe reagimi i kompanisë, e cila u ka bërë thirrje autoriteteve policore të lirojnë një orë e më parë të arrestuarit. Në një deklaratë për mediat Drejtori i përgjithshëm, Jeroslav Macek e konsideroi ndalimin e punonjësve në kundërshtim të plotë me ligjin, pasi sipas tij ata kanë vepruar në përputhje të plotë me detyrën legjitimore.“CEZ është legjitimuar të ndërpresë energjinë elektrike për ata konsumatorë që janë debitorë ndaj kompanisë. Gjatë ditës së djeshme punonjësit tanë janë penguar në mënyrë arbitrare nga policia për kryerjen e punës. Punonjësit tanë vepruar në përputhje me detyrën legjitimore dhe janë penguar në kundërshtim me ligjin nga forcat e policies” tha ai.Macek u bëri thirrje drejtuesve të komisariateve në rrethe të pushojnë cështjen ndaj punonjësve të ndaluar, në të kundërt paralajmëroi kallëzim penal, për ti shkuar deri në fund kësaj cështje. Po kështu Drejtori i Përgjithshëm i CEZ Shpërndarje garantoi mbështetje për të gjithë personat e arrestuar, të cilët kanë respektuar urdhërat e dhëna nga kompania.