Gunnes Cup, Inter mund Juventusin

Inter triumfon ndaj Juventusit 10-9 pas gjuajtjeve nga pika e bardhe 11-metërshit. Në Majemi ekipi i Maxarrit arriti të shpaguaj humbjen e rëndë 4-0 që pësoi ndaj Valencias, ndërsa ekipi i Contes ka ende shumë probleme.Pavarsisht se ishte një ndeshje miqësore, Juventus dhe Inter ishin të karikuar për të fituar këtë ndeshje prestigji në kuadër të turneut miqësor Guiness Cup që po zhvillohet në Amerikë. Maxarrin dhe Conte lan pas eksperimentet duke hedhur në fushë formacionet e tyre më të mira. Juventusi nuk ndryshon shumë gjëra nga sezoni i kaluar. Në fushë nga minuta e parë janë Kaseres dhe Tevez, ndërsa Maxarri luan në sulm vetëm me Palasion që mbështetet nga Guarin. Inter dhe Juventus luajnë një rol sterile në 30 minutat e para pa shumë raste me Juventusin që ka komandën e lojës por që nuk krijon raste.Në minutën e 27-të zikaltrit gjejnë golit të avantazhit pas një kundërsulmi të bukur të Palasios që jep një top për Juan. Buffon nuk reagon mirë dhe mbrojtja e përgjumur e Juventusit nuk ndalin dot Riki Alvarez që e ka të lehtë të dërgojë topin në rrjet. Më pas Juventusi provon të reagoj me Lichtener që humbet një rast të pastër, Në fundin e pjesës së parë bardhezinjtë fitojnë një 11-metërsh pas kontaktit mes Vuçiniç dhe Juan. Nga penalltia Vidal nuk gabon, duke barazuar rezultatin.Në pjesën e dytë thuajse nuk ndodh më asgjë, loja është e mërzitshme dhe shumë e varfër në raste, gabimet janë të shumta dhe të dyja skuadrat nuk justifikojnë dot emrat e mëdhenj që kanë më nivelin e lojës së paraqitur. Në minutën e 76 Pirlo godet shtyllën, ndërsa Juventusi ishte më pranë fitores në fund por portieri i sapo hedhur në fushë Karrizo është në lartësinë e duhur.Ndeshja përfundon me ruletën e 11-metërshave. Në fillim gabojnë Xhovinko dhe Guarin. Në rezultatin 10-9 vendimtar është Isla që gabon dhe si për ironi të fatit është edhe lojtari që kërkohet nga zikaltrit. Karrizo është heroi i Maxarrit, ndërsa Juventus ka ende shumë punë deri me datë 18 gusht, kur do të luaj sfidën e parë zyrtarë për Superkupën e Europës.