Low: Vetëm Dortmund e mund Bayernin
“Borussia Dortmundi është skuadra e vetme që mund ta ndalë Bayern Munichun për ta fituar titullin e radhës në Bundesliga” ka deklaruar trajneri i Gjermanisë, Joachim Low.Në sezonin e kaluar, bavarezët dolën më të mirë se BVB në Bundesliga, si edhe i mposhtën në finale të Ligës së Kampionëve. Për më shumë, ata fituan edhe DFB Pokal nën drejtimin e Jupp Heynckes.Por, ekipi i Pep Guardiolas u befasua në Superkupën gjermane duke pësuar humbje prej 2-4 pikërisht nga të zgjedhurit e Jurgen Klopp."BVB është i vetmi klub që ka fuqi për ta sfiduar Bayernin", ka thënë Low për Bild am Sonntag.Sezoni i kaluar ishte një dominim gjerman në futbollin kontinental, me Bajernin dhe Borusian që luajtën mes tyre dhe finalen e Uefa Champions League, por këtë vit Joachim Low e shikon të vështirë që skuadrat e vendit të tij të dominojnë sërish në Europë.Sipas trajnerit të kombëtares gjermane, diferencat mes klubeve të Bundesligës dhe ato të vendeve të tjera janë reduktuar ndjeshëm. Ai e shikon si të vështirë përsëritjen e suksesit të skuadrave të tyre por në Bundesligë sipas tij diferencat me ekipete tjera janë të mëdha.Trajneri i Gjermanisë komentoi edhe për aventurën e Guardioles të Bayerni i Mynihut duek e pranuar se ai do të ketë një presion të madh për të arritur rezultate të larta. Bundesliga do të filloj këtë të premte në ndeshjen mes Bayernit të Mnihut dhe Borusia Mënshegladbah, ndërsa Dortmund do të luaj nga Augsburg.