Shpërbëhet Flamurtari, protestojnë tifozët

Flamurtari është në një gjendje shumë të vështirë. Vendimi i kreut të Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika për uljen e ndjeshme të shpenzimeve për edicionin e ri të Superligës dhe largimi i futbollistëve më të paguar paguar ka sjellë menjëherë reagimin e tifozëve të klubit.Tifozët kuqezinj të mbledhur para stadiumit 'Flamurtari' në një protestë paqësore kanë kërkuar nga ana e drejtuesve të klubit që të anulohen vendimet e fundit për largimin e titullarëve nga ekipi. Ata duan që klubi të mos shesë yjet e klubit Tifozët u kanë bërë thirrje të gjithë biznesmenëve vlonjate që të marrin frenat e ekipit në dorë në këtë moment të vështirë dhe ta ri-ngrejnë aty ku e meriton për të rivalizuar denjësisht këtë edicion.Protesta e tifozëve kuqezinj ka zgjatur për disa minuta para stadiumit.Te Flamuratri ka filluar vala e largimeve. Gjergji Muzaka ka vendosur të rikthehet te Skënderbeu. Mesfushori ka arritur marrëveshjen me kampionët e Shqipërisë dhe do të jetë pjesë e kësaj skuadre, duke nisur nga sezoni i ardhshëm. Gjergji Muzaka është larguar nga Flamurtari, pas vendimit të klubit vlonjat për rishikimin dhe uljen e rrogave të lojtarëve, duke zgjedhur sërish Skënderbeun për të vazhduar karrierën e tij.Mesfushori është një nga lojtarët më të mirë të Superligës, ndërsa më parë ka qenë pjesë e formacionit korçar ku dhe ka fituar titullin kampion. Lojtarët e tjerë që pritet të largohen janë edhe Memelli, Muzaka, Zeqiri, Lena , Dushku, Smajli e Ilion Lika.