Galatasaray fiton Emirates Cup
Galatasaray është fitues i Emirates Cup pasi mposhti Arsenalin me rezultat 2-1. Ekipi turk ka përmbysur epërsinë e Arsenalit.Rasti i parë ishte për Theo Walcott, i cili merr një pasim të artë nga Ramsey dhe i vetëm përballe portierit të Arsenalit gabon. Goli i parë erdhi nga Theo Walcott i cili shënoi përmes gjuajtje kros në minutën e 39-të gjen të papargatitur portierin kundërshtar.Në pjesën e dytë, Galatasaray ndryshon fëtyrë me hyrjen e Didier Drogbasë në fushë. Sulmuesi nga Bregu i Fildisht shëndrron në gol një penallti në favor të turqve pas një ndërhyrje të gabuar ndaj Miquel në minutën e 79-të.Tashmë dihet se 35-vjeçarit i pëlqen t'i shënojë gola Arsenalit dhe këtë e bëri përsëri. Drogba mori një pasim të mrekullueshëm në zonë nga Wesley Snijder dhe shmangi me fines Mertesackerin, dhe më pas e dërgoi topin në rrjet duke lënë të shtangur portierin Szczesney (88').Galatasaray është fitues i turneut Emirates Cup, në të cilin krahas ekipit turk dhe Topçinjve, morën pjesë edhe Porto dhe Napoli, të cilat u ndan në një rezultat 3-1 për portugezët. Skuadra e Benitezit shënoi e para me Pandev por në pjesën e dytë u përmbysën shifrat nga Ghilas, Fernandez dhe Lica.