Gareth Bale tek Reali për 120 milionë euro

Ëndrra e tifozëve të Real Madrid por edhe e vetë Gareth Bale për tu transferuar në "Santiago Bernabeu" duket se po realizohet. Uellsiani, që me shumë mundësi do të jetë futbollisti më i shtrenjtë në historinë e futbollit, 120 milionë euro, do të jetë sot kryefjala e takimit të presidentëve Florentino Perez dhe Daniel Levy në Miami.Marrëveshja duket pothuajse e përfunduar me skuadrën londineze që kërkon të përfitojë sa më shumë nga 24 vjeçari madje duke kërkuar shumë më tepër se çfarë kërkoi Manchester United në 2009 për Cristiano Ronaldon (94 milionë euro).Perez është i gatshëm të paguajë plot 100 milionë sterlina, por Levy nuk heq dorë nga kërkesa e tij për 105 milionë.Gjithësesi, Bale duket shumë pranë largimit nga Spurs, duke parë edhe ngjarjet e fundit mes tij dhe klubit dhe sot mund të vijë nga Miami edhe akordi përfundimtar. Çështja e e uellsjanit padyshim është edhe më e përfolura në merkaton e verës ndërkoh që finalizimi I saj do të sjell edhe fundin e një telenovele qe për futbollin do ët thoshte si blerja më e shtrenjtë në gjithë historinë.Ndërkoh në mediat spanjolle së fundmi qarkullon edhe lajmi i bujshëm që në 2011-të Barcelona refuzoi transferimin e Bejl për 40 milionë euro. Dështimi në këtë marrëveshje është i dyfishtë pasi sot Bejl është një ndër lojtarët më të mirë në botë, ndërsa blaugranët vuajnë në krahun e majtë pas largimit të Abidal.