Leonardo: U largova prej pezullimit
Pas largimit nga detyra e drejtorit sportiv tek PSG, Leonardo komenton zgjedhjen e bërë, e cila vjen pas sanksioneve të padrejta në drejtim të tij. Brazilani u shpreh se e kishte të pamundur qëndrimin ete Parisi pasi ky ndëshkim nuk i lejonte të jepte maksimumin e tij në rolin që i ishte besuar nga klubi.Leonardo u dënua për shtyrjen që i dha gjyqtarit Alexandre Castro në përfundim të sfidës ndaj Valencien të zhvilluar në Park de Prince. Komisioni i disiplinës e dënoi me 9 muaj pezullim brazilianin, që e hodhi cështjen në apel ku shpresonte të merrte ulje të dënimit. Por ndodhi e kundërta pasi nga 9 muaj skualifikimi i tij shkoi më shumë se një vit deri më 30 Gusht të 2014. Ish drejtori sportiv i PSG shpjegoi arsyet e dorëheqjes, teksa mohoi kategorisht mosmarrëveshjet me drejtuesit më të lartë të klubit."Sinqerisht që PSG është pjesë e imja, është skuadra ime. Iu konfirmoj që kam marrëdhënie të shkëlqyera me presidentin Nasser Al-Khelaifi" tha ish drejtori sportiv i PSG-së. Leonardo dha dorëheqjen nga roli i drejtorit sportiv të PSG më datë 10 Korrik, pak ditë pasi skualifikimi i tij shkoi nga 9 muaj në më shumë se një vit. Ai është vënë tashmë nën shënjestrën e Interit ku me ardhjen e biznesmenit indonezian Erick Tohir mund të rikthehet te zikaltrit në rolin e drejtorit sportiv.Drejtori sportiv i Paris Saint-Germainit, Leonardo u shpreh I bindur se latan Ibrahimovic e Edinson Cavani do ta formojnë sulmin më të mirë në botë."Ishte një ide imja që t'i kombinoj në Paris dhe insistimi im u bë realitet. Ibra është i madh dhe i fortë, por ai është në gjendje të luajë edhe në mesfushë dhe