Neymar vuan nga anemia
Sulmuesi i Barcelonës Neymar vuan nga anemia. Braziliani po i nënshtrohet një diete të veçantë të rekomanduar nga stafi mjekësor i klubit për të lehtësuar shenjat e anemisë, vetëm disa ditë pasi debutoi me klubin.Neymar u transferua këtë verë në Barcelonë për 57 milionë euro, ndërsa debutoi javën e kaluar kur skuadra e tij barazoi 2:2 me Lechia Gdasnk në Poloni.Sipas gazetës "El Pais" shenjat e anemisë ishin zbuluar pas rikthimit të Neymar në stërvitje pas një pushimi të tejzgjatur që erdhi pas Kupës së Konfederatave."Neymar është duke u trajtuar nga mjekët e Barcelonës për shenja të anemisë me një dietë adekuate dhe regjim të shtuar të vitaminave", ka thënë një burim për gazetën.Nga Barça nuk kanë qenë të gatshëm të komentojnë për këtë çështje por më parë skuadra katalanase kishte njoftuar se braziliani kishte hequr bajamet.Anemia është e shërueshme por gjithashtu problematike mund të jetë për futbollistin pasi me nivelin e ulët të hemoglobinës në gjak shkaktohet lodhje e madhe.Lajmi mund të prish planet e klubit për të kryer séanca intensive në stërvitje me 21 vjeçarin pasi doktori i klubit Ricard Pruna ishte shprehur i shqetësuar për peshën e paktë të tij, prej vetëm 64.5 kg. Lajm i keq ky për tifozët katalanas pasi duket se nuk do at shohin dyshen Messi-Neymar që nga fillimi I sezonit në formën e tyre më të mirë.