Bayerni shkatërron Rehden në Kupën e Gjermanisë

Bayern Munchen shkatërron skuadrën e BSV Rehden në ndeshjen e parë të Kupës së Gjermanisë. Kampionët e Europës dhe Gjermanisë, ashtu siç pritej e patën të lehtë ndaj ekipit vendas. Serinë e golave për bavarezët e hapi lojtari me origjinë shqiptare Xherdan Shaqiri në minutën e 18-të kur devijoi një goditje të Robben përpara portierit.Më pas Thomas Myler realizoi një triplet. Në minutën e 45-të. Gjatë pjesës së dytë pas 15 minutash fiton një 11-metërsh që e kthen po vet ne gol ndërsa në minutën e  64-të shënoi golin e tretë personal dhe të dytin me kokë.Rezultatin final 0-5 e vulosi hollandezi Arjen Robben në minutën e 88 pas një aksioni të bukur të bavarzve.Me këtë fitore Guardiola arrin të bëjë një autokritik të vogël përhumbjen e Superkuës së Gjermanisë ndaj Borussia Dortmund megjithëse duhet parë forma e ekipit në ndeshjet e kampionatit. Bayerni i Mynihut do të luaj të premten ndeshjen e parë të Bundesligës ndaj Borussia Mynchegladbah.