Ljajiç, Fiorentina anti-klauzol ndaj Milanit

Pas tre ofertave të dobëta, të cilësuara të "pa pranueshme", Fiorentina ka vendosur të vendos një tjetër pengesë për Milanin. Qëllimi është për të gjetur një marrëveshje të re me sulmuesin serb për një klauzol anti-milan. Rinovimi deri në vitin 2018-të, dhe me një klauzol prej 12 milionë eurosh.Me këto ngjarje Adem Ljajiç do të mbetet te Fiorentina dhe do të pres një ofertë nga klube të tjera. Pas takimit të babit të serbit duket se nuk është hapur "tymi I bardh" për transferimin e tij në milanello. Nga ana tjetër kuqezinjtë mund edhe mos të prishin marrëdhëniet me presidentin Della Vale duke pritur deri në sezonin e ardhshëm. Klubi vjollc ka vendosur që ta mos ta largoj serbin pa përfituar 12 milionë euro. Zgjedhja tashmë është në dorën e lojtarit për të rinovuar dhe për ti thënë lamtumir klubit në rast oferte.Kujtojmë se futbollistit serb i skadon kontrata vitin e ardhshëm dhe duke nisur nga janari i 2014-s do të jetë i lirë të bisedojë me cilindo klub që dëshiron, Ofertat prej 8 milionësh të Milanit janë cilësuar si qesharake. Deri në pritje të ndonjë zhvillimi tjetër Galiani duket se do të punojë në dy pista Ljajic dhe Honda.