Skënderbeu eleminohet nga Liga e Kampioneve
Skëndebeu është eleminuar nga faza kualifikuese e Ligës së Kampioneve. Korçarët janë të jashtëzakonshëm në 30 minutat e para duke përmbysur gjithçka dhe duke i dërguar shifrat në 3-0. Këto tre gola shtuan shpresën për një kualifikim historik të kampionëve të Shqipërisë. Por ëndrra duket se zgjati vetëm 8 minuta.Shakhtari hyri në fushë e përgjumur ndërsa skuadra e Mirel Josës kërkoi me ngul të shënonte sa më shumë gola. Rezultati u zhbllokua në minutën e 9-të kur Orelesi jepi një asist që shfrytëzohet mjaftë mirë nga Tomiç që me portën e boshatisur e ka të lehtë ta dërgoj topin prapa shpinës së Mokin. Në minutën e 19-të Pejiç pengohet në zonë nga Vasilijev duke fituar një 11-metërsh që shëndrrohet në gol nga Shkëmbi.Kapiteni i Skënderbeut pas vetëm 9 minutash shënon sërish një gol nga pika e bardh e 11-metërshit pasi një mbrojtës kazak pengon topin që po shkonte në rrjet. Stadiumi "Qemal Stafa" ishte I gjithi në festë ndërsa dukej që ëndrrat po merrnin formë. Në minutën e 38-të Kizhniçenko bën pluhur e hi shpresat e koçarëve duke shënuar me kokë. Tashmë skuadrës së Josës i duheshin edhe dy gola të tjerë për tukualifikuar.Skënderbeu ashtu si në pjesën e parë hyn në fushë në fraksionin e dytë me një ritëm të lartë loje dhe gjithmonë në kërkim ët golin. Por këmbëngulja dhe shpresa zgjati deri në minutën e 64-të kur Pero Pejiç merr karton të kuq duke e lënë skuadrën me 10 lojtarë.Shahkter Karagandi din të shfrytëzoj mjaftë mirë momentin duke realizuar golin e dytë në minutën e 670të dhe duke shuar çdo mundësi të korçarëve për kualifikim. Skënderbeu, që arriti të kualifikohej në turin paraardhës ndaj Neftci Baku, nuk u thonë lamtumirë Kupave të Europës për këtë edicion, sepse do të marr pjesë në Ligën e Europës, aty ku po bën mrekullin një tjetër ekip shqiptar, Kukësi, që përfaqësohet në turin e tretë.UEFA do të hedhë shortin ditën e premten në Nion të Zvicrës ndërsa Skënderbeu shpreson se mund të përballet me një kundërshtar të lehtë në Ligën e Europës dhe, nëse arrin të kualifikohet, atëherë shkon direkt në fazën në grupe të këtij kompeticioni.Kjo do të ishte një arritje historike për një klub shqiptar, pasi më parë asnjë nuk është përfaqësuar deri në grupe. Korçarët edhe pse u kualifikuan na bën krenar dhe u larguan me kokën lart nga Liga e kampioneve. Skënderbeu ose Kukësi në një nga këto ditë mund të shkruajnë historinë e artë të futbollit shqiptarë.