Mata: Nuk largohem nga Chelsea
Mesfushori me tipare sulmuese i Çelsit, Huan Mata, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në "Stamford Bridge", pavarësisht zërave të shumtë që e shihnin atë larg klubit londinez.Mata, i cili në dy sezonet e shkuara ka treguar formë shumë të mirë, ka thënë se nuk dëshiron të largohet për asnjë qëllim nga "blutë". Ai tha se është I qetë dhe tha që gjithçka ka dalë në media për largimin e tij është e pavërtet. Spanjolli u shpreh se ka folur me menaxherin dhe ka sqaruar çdo gjë mbi të ardhmen.25 vjeçari insiston se është shumë i lumtur në Chelsea dhe se do të vazhdoi të qëndroi te "blutë"edhe për disa sezone të tjera."Gjithmonë është e rëndësishme të dëgjosh se je i rëndësishëm për klubin, të gjithë duan të ndihen të rëndësishëm ndaj unë jam shumë i lumtur", ka thënë Mata.Ditët e fundit ne media dolën shumë lajme për largimin e Matës në drejtim të Barcelonës. Mesfushori spanjoll nga ana tjetër ka marr miratimin edhe të Murinjos që dy ditë më parë u shpreh se Mata është pjesë e rëndësishme e skuadrës dhe nuk dëshiron që të largohet. Mata gjatë sezonit të kaluar 19 gola dhe ka dhuruar 35 asist duke qenë një ndër lojtarët më të mirë të bluve.