Klopp interesohet për Boateng

Borussia Dortmund është e interesuar për shërbimet e Kevin Prince Boateng. Ganezi kërkohet nga trajneri gjerman Jurgen Klopp si alternativa më e mirë për të zëvendësuar largimin e Gotze.Lajmin e bën të ditur vetë trajneri i nënkampionëve të Europës Jurgen Klop, i cili pranoi se është në kontakte për rikthimin e Kagavës nga Manchester United, por edhe atë të Boateng, i cili kaloi drejt Totenhamit në 2009 pikërisht nga Borusia."Kagaëan dhe Boateng i kam në konsideratë. Ganezi për momentin është i impenjuar në fazën përgatitore me Milanin por arrijmë të flasim rregullisht. Ai mbetet një mik i mirë për mua"- tha Klop.Me këtë deklaratë Klopp i lëshon një sinjal Milanit, gjë që nuk është lënë pa u evidentuar nga drejtuesit kuqezi, të cilët kanë marrë një ofertë zyrtare po nga Bundesliga. Por nuk është Borusia ajo që ka bërë përpara, por rivalët e tyre, Schalke.Edhe pse nuk bëhen të ditur detaje të ofertës mendohet që për një shumë prej 10 milion Eurosh Kevin mund të largohet drejt Bundesligës aty ku do të bashkohet me vëllanë e tij Jerome, dhe ndërkohë do të lironte vendin për japonezin Honda, që duket një hap larg kuqezinjve.26- vjeçari sezonin e kaluar shënoi vetëm 3 gola në 37 ndeshje. Ai nuk kaloi një sezon të mirë dhe Allegri nuk është aspak i kënaqur nga forma e tij ndaj edhe mund ta lërë të lirë ganezin.