Wayne Rooney, Manchester United refuzon ofertën e Chelseat
Telenovela Wayne Rooney vazhdon me një seri të re. Ylli i United vazhdon të mos jetë i gatshëm për ndeshjet para-sezonale për Manchester United. Ai nuk është thirrur në takimin miqësor ndaj suedezve të AIK-ut. Runi ka një dëmtim në shpatull, por kjo është vetëm një arsye pasi tjera është dëshira e tij për tu larguar.Lojtari mori një goditje në përballjen ndaj Betisit, që u luajt me dyer të mbyllura. Më parë ai u largua nga grumbullimi në Tailandë si pasojë e një tërheqjeje. Vetëm ditën e djeshme u bë i njohur njoftimi i mungesës së Runit, ndërkohë që shumë media angleze e komentojnë këtë vendim si një presion të futbollistit për ta bindur klubin ta lërë atë të ikë.Ai nuk është aktivizuar në asnjë takim këtë sezon. Ndërkohë që Çelsi vazhdon që të bëjë oferta për kartonin e lojtarit. Kampionët e Anglisë refuzuan një ofertë prej 30 mln eurosh për kartonin e tij, por blutë e Londrës nuk do të tërhiqen. "Djajtë e kuq vazhdojnë ta konsiderojnë yllin e tyre si të pashitshëm dhe nuk pranojnë asnjë ofertë të ardhur në drejtim të tij.Pritet që çështja të marrë zgjidhje më 26 gusht, kur do të ketë një sfidë mes dy ekipeve. Runi padyshim që është një ndër lojtarët më të mirë në botë dhe me klasin e tij ka arritur të bëjë për vete tifozët. Chelsea është e vendosur ta blejë por thënia e Murinjos se ai nuk vlen më shumë se 35 milionë euro mund të jetë një problem më vete, Londinezët nuk janë të gatshëm të ofrojnë më shumë se kjo shumë ndërsa United mund të dorëzohet vetëm në momentet e fundit në qoftë se Runi vendos të largohet.