Napoli lamtumirë Martinez, dëshiron Porton për 40 milionë euro

Napoli nuk ka ndërmend të ndalet në merkato por Porto duket se do ja arrijë qëllimit për të mos shitur sulmuesin Jackson Martinez. Klubi portugez ka vendosur një klauzol prej 40 milionë eurosh që italianët kanë gati vetëm 32 milionë.Napoli ka pasur një takim me Porton që nuk ka shërbyer për të hapur tratativat por për ti mbyllur. Luzitanët janë të vendosur për ta mbajtur sulmuesin e tyre. Ndeshja e djeshme mes Napolit dhe Portos për Emirates Cup vetëm ka shërbyer që ti jap fund të gjitha zërave lidhur me transferimin e Martinez për te Napoli. 32 milionëve eurit e ofruara nga napolitanët tashmë duhet të shfrytëzohen për tu hedhur në sulm për një sulmues tjetër por gjërat duket se janë të vështira pasi nuk ka sulmues të medhenjnë merkato.Lidhur me çështjen Jackson Martinez ka folur edhe trajneri i Portos Fonseca që tha se Benitez ju afrua ta përshendes dhe ndoshta edhe ta pyes për lojtarin e tij por ai e përshëndeti dhe u largua menjëherë.Napoli këtë sezon pas largimit ët Cavanit ka transferuar Gonzalo Higuain, Reinën dhe Arebeloan duke ndërtuar një skuadër me shumë spanjolle Brenda. Tekniku Benitez po bën një punë të madhe në këtë prag sezoni por ende skuadra nuk është e konsiliduar ashtu siç ai e ka projektuar. Ndërkohë është ende e hapur pista që e dërgon Zunigën te Juventusi, pasi bardhezinjtë janë gati të ofrojnë 11 milionë euro për shërbimet e tij.