CR7 dhe Ozil marrin në dorë Realin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Gusht 2013, 10:18
Real Madrid mposht Everton në Los Angeles dhe pret biletën për në finalen e Guiness International Champions Cup.Cristiano Ronaldo dhe Mesut Ozil ishin lojtarët që i dhanë fitoren skuadrës së Carlo Ancelottit. Yjeve madrilenë i mjaftuan 45 minutat e para për të mbyllur llogaritë e takimit.Portugezi zhbllokoi ndeshjen në minutën e 17, ndërsa në minutën e 31 turko-gjermani gjeti golin e dytë për "Los Blancos".Në pjesën e dytë anglezët shkurtuan diferencën me anë të sulmuesit Jelaviç në minutën e 60 por pa mundur të bëjnë më shumë.