Adnan Januzaj, ylli i ardhshëm i Manchester Unitedit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Gusht 2013, 12:01
Adnan Januzaj, Wilfried Zaha dhe Jesse Lingard, janë tre yjet e ardhshëm të Manchester Unitedit.Ish-trajneri i tij, Warren Joyse, që e udhëheq ekipin U-21 vlerëson lojën e 18-vjeçarit, për të cilin është habitur se si ka përparuar në fazën përgatitore të United.“Januzaj ka ndryshuar. Ai gjithmonë ka pasur talent të madh, mendjen e duhur, balancën dhe prekje të mirë të topit. Ai vetëm se është zhvilluar më shumë gjatë sezonit të fundit dhe po vazhdon kështu. Ai duhet ta mbajë kokën poshtë dhe të punojë fort dhe të shohë se sa larg mund të shkojë”, deklaroi Joyce.