Juventus ndaj Interit prova për Superkupën

Juventus do të luaj nesër në orët e para të mëngjesit sfidën ndaj rivalit të tyre të betuar Inter. Dy skuadrat italiane do ta mbyllin tuneun "Guinnes International Cup" në përballjen që do të vërë përballe Antonio Contend he Maxarrin.Bardhezinjtë kanë zhgënjyer në të gjitha sfidat miqësore që kanë zhvilluar deri tani duke humbur ndaj Evertonit nga pika e bardh dhe ndaj LA galaxy 3-1. Dy humbje shumë të rënda që për teknikun torinez tregojnë se skuadra nuk është në ritmin e duhur ndaj ai I ka kërkuara që të ndryshojë muzikën skuadra.Juventus dhe Inter e dinë mirë se tani skuadrat janë në një fazë delicate dhe duhet që të reagojnë sa më parë në mënyrë që të mos befason në këtë sezon nga kundërshtarët. "Zonja e vjetër" ka mbërritur në Fllorida ku do ët zhvillohet takimi për të kryer një sytërvitje të shkurtër.Nesër do të jetë një provë e vërtet gjenerale për Superkupën e Italisë që do të luhet me 18 gusht ndaj Lacios në Olimpiko. Gjasat janë që Conte të hedh në fushë edhe formacionin që e shikon më të mundshëm ndaj Lacialëve. Dyshimet e teknikut janë vetëm për Tevez që ka një dëmtim të vogël, ndërsa mund të bëjë debutimin e tij edhe Paul Pogba, i ciliu bashkua me skuadrën me 31 korrik.  Në mungesë të Tevez dyshja e sulmit pritet të jetë Llorente Vuçiniç ndërsa Conte mund të zgjedh të luaj me 3-5-2