Bastet në Serie A, dënohen Lazio dhe Mauri
Skandali i basteve në Itali ku Lazio, Genoa e Lecce u vendosën në qendër të akuzave, u shpall nga Komisioni i Disiplinës së Federatës Italiane të Futbollit.Pas pretencës së prokurorit Stefano Palazzi që kërkoi 4 vjet e gjysmë pezullim për kapitenin bardhekaltër, Stefano Mauri dhe -6 pikë për ekipin kryeqytetas, dënimet janë dukshëm më të reduktuara. 6 muaj skualifikim për lojtarin dhe 40 mijë euro gjobë për klubin e drejtuar nga presidenti Claudio Lotitto.Vendimi merr në analizë ndeshjet Lazio-Genoa dhe Lecce-Lazio të majit 2011 ku Mauri rezulton i pafajshëm ndaj akuzave të prokurorisë që e cilësonte si të përfshirë në trukimin e dy takimeve në fjalë.Gjithsesi, komisioni i disiplinës nuk e hodhi plotësisht akuzën ndaj mesfushorit, duke theksuar se vendimi për pezullimin 6 mujor lidhet me mosdenoncimin e ndërhyrjeve për trukimin e ndeshjeve.Vendim lehtësues u mor edhe për Genoan e lojtarin Omar Milanetto të cilët çlirohen nga çdo akuzë, ndërsa Lecce gjobitet me 20 mijë Euro. Pavarësisht dorës së lehtë nga komisioni i disiplinës, Prokuroria e Cremonas që nisi edhe hetimin do ta apelojë këtë vendim, pasi shprehet e bindur në fajësinë e lojtarëve të përfshirë në hetime.