"Turi i Paqes", Barça në Izrael dhe Palestinë
Barcelona nis turin e saj të paqes në Izrael dhe Palestinë. Jahtë konflikteve politike, skuadra katalanase, kishte një axhendë të ngjeshur ditën e djeshme.Në ora 17:00 Barça vizitoi Bazilikën e famshme në Bethlehem, aty ku ka lindur edhe Krishti dhe më pas ka kaluar në territorin palestinez nëpërmjet shumë pikash kontrolli.Një orë më pas ata janë pritur edhe nga presidenti i Palestinës Mahmoud Abbas dhe personalitete të tjera politike palestineze në Muqata.Më pas Barcelona udhëtoi për në Dura, fshat pranë Hebron ku morën pjesë në një workshop në "Municipial Stadium", ku prisnin 24,500 tifozë, pjesa më e madhe fëmijë.Kampionëve të Spanjës i është rezervuar një pritje shumë e ngrohtë dhe 250 agjentë janë marrë me sigurinë e klubit katalanas