Milan ofron 8 milion për Ljajiç, Fiorentina i refuzon

Milan lëviz kartat për Ljajiç. Administratori i kuqezinjve Adriano Galianii ka dërguar Fiorentinës një ofertë zyrtare prej 8 milionë eurosh për shërbimet e sulmuesit serb. Por vjollcët e kanë refuzuar menjëherë ofertën me presidentin Della Vale që e ka quajtur një ofertë shumë të ulët.Galiani po punon shumë në tregun e transferimeve ku objektivi numër një ngelet Honda ndërsa alternative Ljajiç. Kuqezinjtë do të udhëtojnë për në amerik për turneun miqësor por duket se gjërat kanë ndryshuar në merkato. Milani është i lodhur nga rezistenca e CSKA-së dhe po kërkon të sulmojë për serbin që sipas tij llogaritet 8 milionë euro nisur nga fakti se I skadon kontrata në sezonin e ardhshëm.Fiorentina nga ana tjetër nuk dorëzohet dhe kërkon jo më pak se 10 milionë euro për talentin e saj. Arritja e rinovimit me serbin për presidentin e Fiorentinës është shumë larg por ai kërkon që të mos ta humbasë pasi e cilëson si një ndër lojtarët më të mirë të skuadër që mund të bëjë mirë me Gomez dhe Rosin në vijën e parë të sulmit.Milanit i ngelen edhe dy javë kohë për të arritur një akord me lojtarin ose të kërkoj për një pistë tjetër pasi koha nuk premton dhe sezoni i ri është në prag. Me këtë grup futbollistësh që disponon Alegri do ta ketë shumë të vështirë për të përballuar një sezon të gjatë dhe angazhimin në të treja kompeticionet.