Bale më pranë Realit, nuk udhëton në Monako

Gareth Bale gjithmonë dhe më pranë Real Madrid. Uellsiani i përfolur gjatë për një transferim të mundshëm në "Santiago Bernabeu", nuk do të marrë pjesë në miqësoren e së shtunës mes Tottenham dhe Monaco, duke përforcuar zërat që e shikojnë atë të veshur me fanellën "Los Blancos".Sipas mediave britanike dhe spanjolle, ky është një sinjal i qartë se 24-vjeçari po bën gati valixhet për t'u larguar nga skuadra londineze. Ndërkohë, në Spanjë e cilësojnë si zyrtare ofertën e presidentit madrilen, Florentino Perez. Sipas informacioneve të fundit, kreu i shoqërisë ofron 90 milionë euro plus kartonin e mbrojtësit portugez, Fabio Coentrao.E përditshmja spanjolle "Marça" bën të ditur se Bejl nuk do ët udhëtoj për në Franc edhe për të mos rrezikuar një dëmtim të mundshëm që do ti ndryshonte shumë gjërat në transferimin e tij për në Madrid. Bejl është në kujdesin e mjekëve për tu kujdesur për dëmtimin para fillimit të sezonit.Uellsjani ja ka bërë të qartë trajnerit Villas Boas dhe presidentit, Daniel Lavy se ai dëshiron të transferohet te Reali i Madridit për të nisur një karrierë të re.Ndërkohë "Daily Star" shkruan se trajneri i Totenhamit ka planifikuar që për sezonin 2013-2014 ta zhvillojë pa Bejl. Pas zyrtarizimit të Soldados ai është i kënaqur me skuadrën që do të ketë në dispozicion.