UEFA.com: Kukësi i vogël që po bën histori për Shqipërinë
UEFA i ka dedikuar një shkrim skuadrës që po shkruan historinë e futbollit shqiptar, Kukësit."Ne po e shkruajmë historinë. Jam i kënaqur me rezultatin, por kemi shumë punë për të bërë" - u shpreh Armando Cungu që e nis shkrimin kushtuar skuadrës së Kukësit.Ekipi me koeficientin më të ulët të UEFA-s në Europa League, në 58 ekipe që marrin pjesë në raundin kualifikues deri tani po bën mrekullinë. Edhe pse nuk e priste askush, skuadra shqiptare ia doli ta mposht Metalurg Donetskun me rezultat 2:0, në ndeshjen e parë, falë golave të Lucas Malacarne dhe Renato Malota, duke e bërë një hap gjigand drejt fazës së katërt dhe përfundimtare, para fillimit të fazës së grupeve. Fillimisht, ekipi shqiptar, i cili debuton në futbollin evropian, kishte eliminuar ekipe si FC Flora Tallinn dhe KF Sarajevo.Kukësi bëri një fillim perfekt ndaj vizitorëve ukrainas, duke kaluar në epërsi pas vetëm gjashtë minutash."Kjo ishte ajo për të cilën kishim nevojë", theksoi kapiteni Rrahman Hallaçi. Portieri Argjent Halili e ruajti portën e tij të paprekur, duke bërë pritje të jashtëzakonshme në gjuajtjet e Velizar Dimitrov e Djordje Lazi?. "Ai ishte i jashtëzakonshëm", theksoi futbollisti i Kukësit, Ylli Hoxha.Ky rezultat nënkupton se Kukësi u bë skuadra e parë shqiptare që e ruajti rekordin me 5 ndeshje pa humbje. Kalimi i turit të tretë do të thoshte se Kukësi mund të luajë me ekipe të mëdha si Tottenhami, Dynamo Kyiv apo Fiorentina. Por për Kukësin asgjë nuk është më e paarritshme,verilindorët janë një skuadër simpatike dhe modeste duke u ndjerë e barabartë me kundërshtarët.