Suarez i bën kërkesë transferimi Liverpulit
Sulmuesi i Liverpoolit, Luis Suarez, pritet që të bëjë kërkesë zyrtare për t'u larguar nga klubi nga Anfield. BBC raporton se uruguaiani ka arritur marrëveshje personale verbale me Arsenalin dhe se tani do të kërkojë zyrtarisht një transferim me anë të një letre drejtuar klubit.Në rast se nuk do të përmbushet vullneti i tij, Suarez pritet që çështjen ta dërgojë në gjykatë. Arsenali ka ofruar 40 milionë paund për lojtarin por Liverpul i ka refuzuar.Lidhur me transferimin e Uruguaianit ka folur edhe trajneri I Arsenalit, Arsen Venger, i cili u shpreh se do ta respektojë vendimin e Liverpulit për të mos ta shitur lojtarin.Francezi beson se marrëdhënia mes të dyja klubeve nuk duhet të prishet ndaj nëse "The reds" nuk pranojnë transferimi nuk do të bëhet.Luais Suarez nga ana tjetër ka vendosur që ta bëjë kalimin e tij në Londër në mënyrë ligjore pasi nuk u arrit një marrëveshje gojore. Ai i ka konfirmuar trajnerit Brendan Roxhers dëshirën për të luajtur në Ligën e Kampioneve dhe një kalim të mundshëm të Arsenali.Burime pranë uruguaianit bëjnë të ditura se Suarez do ta dërgojë çështjen nëse është e nevojshme edhe në Gjykatën e Arbritrazhit sportiv, që i ka ndodhur edhe në vitin 2007-të kur Groningen refuzoi kalimin te Ajaksi, dhe vendimi i albtrazhit ishte negative.Uruguaiani sezonin e kaluar shënoi 30 gola në 44 paraqitje. Ai mbërriti te Liverpuli nga Ajaksi për 22.7 milionë paund në janar të vitit 2011-të ndërsa u pezullua në vitin 2011-të pasi u shpall fajtor për fyerje racore ndaj futbollistit të United, Patric Evra.