Bayern Munchen, Gotze rikthehet në stërvitje
Lajme të mira te Bayerni i Mynihut. Pas fitores së "Audi Cup", Guardiola ka marrë lajme inkurajuese para fillimit të sezonit të ri në Bundesliga, pasi Mario Gotze është rikthyer në stërvitje.Gjermani i cili iu bashkua Bayernit nga Borussia Dortmund për 37 milionë euro këtë verë, pësoi dëmtim muskulor në ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit, dhe që atëherë ka qenë jashtë fushe.Megjithatë, duket se është vetëm çështje ditësh para se 21-vjeçari të bëjë paraqitjen e tij të parë zyrtare me fanellën e Bayernit, pasi është rikuperuar plotësisht.Mesfushori megjithatë nuk pritet të përfshihet në ndeshjen e Kupës kundër Schwwarz-Weiss Rehden që zhvillohet të hënën, dhe mund të qëndrojë edhe jashtë ndeshjes së parë të sezonit në Bundesliga, që zhvillohet të shtunën e ardhshme ndaj Borussia Monchengladbach.Gotze ka luajtur për katër sezone te Borussia Dortmund duke realizuar 31 gola në 131 ndeshje dhe duke qenë një faktor i rëndësishëm në fitoren e trofeve për skuadrën.