Moratti: Ja përse po e shes Interin

Edhe pse nuk është bërë ende zyrtare shitja e kompanisë, presidenti i Interit, Masimo Morati gjatë një interviste të dhënë për "La gazzeta dello Sport" bën publike arsyet e shitjes së një pjese të aksioneve të klubit. Ai ka vendosur që ti hap dyert në futbollin spanjoll, manjatit indonezian, Erick Tohir.Marrëveshja mund të zyrtarizohet në shtator. Morati u nxit nga fjalët e Ernesto Pellegrinit, paraardhësit të tij që drejtoi Interin për 10 vjet, nga 1984 deri në 1994.Ai i këshilloi Presidentit aktual të Interit që të mos afrojë investitorë të tjerë të huaj, për të ulur disi borxhin e shoqërisë.Ndërkohë Presidenti i Interit ndan një mendim të kundërt pasi e shikon sit ë nevojshme bashkëpunimin me investitorët e huaj. Presidenti është kritik është për përhapjen e markës së Interit në botë, duke e cilësuar si shumë të ulët dhe ka sjell një ulje nga 251 milionë kur fitoi tripletën në 170 milionë sot.Morati u shpreh se në momentin e tripletës ka ndjerë një gëzim të madh, ndërsa më pas ai lëshon edhe një batudë për arsyen e shitjes së zikaltërve:"Inter është si vajzë e bukur me dhurata të jashtëzakonshme. Vjen një kohë e përshtatshme kur ajo dërgohet në Kolegj dhe më pas ajo pasi arsimohet dhe merr disiplinën e duhur mëson të ece vetë".Presidenti i zikaltërve është i gatshëm të bëjë një hap prapa personalisht. Ai ka një vullnet të fortë për të qëndruar në krye të klubit edhe me një pakicë aksionesh.