Kukësi pranë historisë, mund Metalurgun 2-0
Kukësi po e bën ëndrrën realitet. Në "Qemal Stafa", skuadra verilindore, bën historinë e futbollit shqiptar, duke ruajtur pathyeshmërinë për plot pesë ndeshje, e duke i bërë shqiptarët të besojnë në Europë.Verilindorët fitojnë 2-0 ndaj Metalurg Donetsk në "Qemal Stafa", me gola të Malacarnes dhe Malotës, hedhin një hap drejt raundit të play-off dhe bëjnë të gjithë shqiptarët krenar, pavarësisht asaj që do të ndodhë një javë më vonë në Donetsk.Në një atmosferë të zjarrtë dhe nën praninë e 7 mijë tifozëve, Kukësi e nis ndeshjen menjëherë me gol, kur në minutën e 6-të, nga goditja e parë nga këndi, Malacarne, titullar surprizë i Cungut, gjen goditjen perfekte duke kaluar përpara skuadrën verilindore. "Qemal Stafa" është i gjithi në festë, si rrallë herë për klubet shqiptare në këto vitet e fundit dhe Kukësi tashmë beson te mrekullia.Optimizmi e bën agresiv ekipin e Cungut, që vë në vështirësi kundërshtarin. Goditjet standarte janë madje pika më e fortë e kuksianëve, të cilat prodhojnë për më tepër dhe raste për gol. Në minutën e 44-tërt Malacarne, pëson një dëmtim në zonën kundërshtare duek lënë edhe lojën në fillimin e pjesës së dytë. Vendin e tij e zë Alikaj i vili pritej ta fillonte nga minuta e parë.Kukësi tërhiqet pas, dhe bën atë që di të bëjë në mënyrë të shkëlqyer, mbrohet dhe pret rastin. Portieri Halili është në formë të shkëlqyer duek ndalur disa herë kundërshtarët. Skuadra e Cungut merr frymëmarrje në minutën e 69-të, kur ukrainasit mbesin me 10 vetë, pas daljes me karton të kuq të Morozjuk. 25-vjeçari ndërhyn në mënyrë të parregullt ndaj Hoxhës, dhe ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë.Gjithsesi Metalurgutnuk heq dorë nga gjetja e rezultatit, dhe në minutën e 76-të, miqtë godasin shtyllën me Dagtiarov. Në "Qemal Stafa", blutë tashmë kanë aleat dhe fatin. Në minutën e 84-tërt ëndrrat fillojnë të marrin formë. Renato Malota, me një kthesë, e dërgon topin në shtyll dhe më pas në në rrjetë.Tifozët duket sikur zbresin në fushë, ndërsa skuadrës së Cungut i mjafton vetëm një sezon në Europë për të bërë atë që asnjë skuadër tjetër shqiptare nuk ka guxuar më parë, kalimin e tre tureve në kompeticionet kontinentale. Kukësi e ka thyer rekordin e parë, pasi asnjë skuadër shqiptare, nuk ka mundur të rezistojë plot pesë ndeshje pa humbje. Ata tashmë janë heronj ngelet vetëm të shohim sa gjatë dhe sa bukur do ta shkruajnë këtë histori që po na bënë krenar.