Zyrtare: Roberto Soldado te Tottenham

Klubi i Tottenham zyrtarizoi në faqen e tij në internet blerjen eRoberto Soldados nga Valencia, i cili i ka kushtuar londinezëve plot 30 milionë euro dhe do të luajë në "Ëhite Hart Lane" për katër vitet e ardhshme, ndërsa mbetet e pazbuluar rroga që ai do të përfitojë.Sulmuesi i përfaqësueses së Spanjës ishte në qendrën stërvitore të Valencias për të përshëndetur shokët e tij të skuadrës, për t'u përgatitur më pas për udhëtimin drejt kryeqytetit anglez, ku do t'i nënshtrohet vizitave mjekësore. Pas mbërritjes në aeroport ai foli për mediat spanjolle duke u shprehur se e la Valencian sepse nuk besonte më te projekti i tyre.  Ndryshimi i krerëve të klubit ka qenë një faktor që ka ndikuar në largimin e spanjollit i cili kurrë se ka pëlqyer faktin që kjo skuadër gjithmonë ka shitur futbollistët e saj më të mirë.Fabio Quagliarella i Juventusit është alternativa e radhës për klubin nga Mestalla. Për Quagliarellan janë refuzuar 10 milionë të ofruara nga Norëichi, ndërsa kjo tregon se ata nuk duan ta shesin nën 12 milionë euro.Këto para mund t'i investojë Valencia. Emra të tjerë të mundshëm janë edhe Chicharito i Manchster Unitedi dhe Fernando Torres i Chelseat.Me këtë blerje Tottenham po parapërgatit largimin e Gareth Bale, shitja e të cilit pritet të sjellë emra të tjerë te "Gjelat".