Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, karroatreci përplas kalimtarin

Një aksident është shënuar mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës dhe për pasojë një person ka humbur jetën.Mësohet se një automjet karroatrec, ka përplasur një kalimtar në afërsi të fshatit Maminas.Uniformat blu kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë shoqërimin në polici të drejtuesit të karroatrecit 45-vjeçarit, Sokol Raca.Viktima e aksidentit, i cili është ende i paidentifikuar, është i seksit mashkull dhe mendohet të jetë rreth 30-vjeç.Trupi i viktimës është përcjellë në morgun e spitalit të qytetit të Durrësit.