Ndahen zyrtarisht mandatet, kolegji përfundon proçesin për të gjitha Qarqet
Sipas Kasos, privohen palët nga e drejta e ankimit, u mohohet dhe të gjithë kandidatëve e drejta e animimit, dhe mbi të gjitha sipas tij, uzurpohen të drejtat e KQZ-së.“Vumë re dhe e bëmë me dije Kolegjin që subjekti ankues pasi bërë gjithçka që kishte në dorë për të sabotuar punën e KQZ-së, sot i dha goditjen e fundit, duke e delegjitimuar plotësisht.”- tha Kaso.Ndërsa përfaqësuesi ligjor i Partisë Socialiste, Koli Bele tha se Kolegji Zgjedhor është në një proçedurë ligjore.
“Vendimarrja, është në përputhje të plotë më ligjin dhe në fund ky proçes që u zgjat dhe u mbajt peng nga KQZ, më në fund po gjen përfundimin në një vendimmarrje kolegjiale”, u shpreh Bele.Sipas Beles, pretendimet e PD, në fakt tingëllojnë më shumë si presion politik. Bele shtoi se nga këto kërkesa duket se PD e ka të pamundur të pranojë rezultatin e thellë. Shpërndarja e mandateve sipas Kolegjit Zgjedhor Qarku GjirokastërPS: 3 mandate - Arben Ahmetaj, Erion Veliaj dhe Anastas AngjeliLSI: 1 mandat - Vangjel TavoPD: 1 mandat - Genc Ruli Qarku DurrësPS: 6 mandate - Blendi Klosi, Klodiana Spahiu, Ilir Beqaj, Namik Dokle, Gentian Bejko dhe Artur BushiLSI: 1 mandat - Lefter KokaPD: 5 mandate - Eduart Halimi, Igli Cara, Albana Vokshi, Gent Strazimiri dhe Oerd BylykbashiPR : 1 mandat t - Agron Duka Qarku FierPS : 9 mandate - Gramoz Ruçi, Erjon Braçe, Eglantina Gjermeni, Ilirjan Celibashi, Armando Subashi, Arben Çuko, Pirro Lutaj, Majlinda Bufi dhe Ervin KoçiLSI: 2 mandate - Petrit Vasili dhe Robert BitriPD: 4 mandate - Sokol Olldashi, Mesila Doda, Kozma Dashi dhe Shpëtim IdriziPDIU: 1 mandat - Omer Mamo Qarku KorçëPS: 6 mandate - Bashkim Fino, Arta Dade, Olta Xhaçka, Ilirian Pendavinji, Ilir Xhakolli dhe Ylli ZiçishtiLSI: 1 mandat - Piro KapuraniPD: 5 mandate - Ridvan Bode, Eleina Qirici, Edmond Spaho, Fatmir Mediu dhe Gjergji Papa Qarku ElbasanPS: 6 mandate - Ben Blushi, Damian Gjiknuri, Evis Kushi, Alfred Peza, Taulant Balla dhe Musa UlqiniLSI: 2 mandate - Edmond Haxhinasto dhe Bujar KllogjriPD: 4 mandate - Arben Imami, Eduard Selami, Ardian Turku dhe Luçiano BoçiPR: 1 mandat - Luan DuzhaPDIU: 1 mandat - Aqif Rakipi Qarku VlorëPS: 6 mandate - Edi Rama, Valentina Leskaj, Koço Kokëdhima, Luiza Xhuvani, Fatmir Toçi dhe Andrea MartoLSI: 1 mandat - Shkëlqim SelamiPBDNJ: 1 mandat - Vangjel DulePD: 3 mandate - Astrit Patozi, Arben Ristani dhe Liljana ElmaziPDIU: 1 mandat - Dashamir Tahiri Qarku KukësPS: 1 mandat - Vexhi MuçmatajPD: 3 mandate - Flamur Noka, Besnik Dusha dhe Alban Zeneli Qarku BeratPS: 4 mandate - Fidel Ylli, Ermonela Felaj, Eduard Shalsi dhe Eduart BejkoLSI: 2 mandate - Nasip Naço dhe Gledion RahovicaPD: 2 mandate - Genc Pollo dhe Astrit VeliajQarku Dibër
PS: 2 mandate - Shkëlqim Cani dhe Ulsi Manja
LSI: 1 mandat - Përparim Spahiu
PD: 3 mandate - Sherefedin Shehu, Bedri Hoxha dhe Roland Keta
Qarku Lezhë
PS: 2 mandate - Mimi Kodheli dhe Armando Prenga
LSI: 1 mandat - Monika Kryemadhi
PD: 4 mandate - Aldo Bumçi, Gjovalin Kadeli, Albina Deda dhe Vasil Bicaj
Qarku Shkodër
PS: 4 mandate - Mimoza Hafizi, Tom Doshi, Paulin Sterkaj dhe Namik Kopliku
LSI: 1 mandat - Agron Çela
PD: 5 mandate - Jozefina Topalli, Helidon Bushati, Voltana Ademi, Nard Ndoka dhe Gjovalin Bzhetaj
PDKSH: 1 mandat - Mark Frroku
Qarku Tiranë
PS: 16 mandate - Pandeli Majko, Saimir Tahiri, Vasilika Hysi, Ditmir Bushati, Fatmir Xhafaj, Lindita Nikolla, Besnik Baraj, Xhemal Qefalia, Sadri Abazi, Parid Cara, Spartak Braho, Artan Gaçi, Pjerin Ndreu, Rakip Suli, Milena Harito dhe Dashamir Peza
LSI: 3 mandate - Ilir Meta, Klajda Gjosha dhe Luan Rama
PD: 11 mandate - Sali Berisha, Myqerem Tafaj, Majlinda Bregu, Halim Kosova, Florion Mima, Gerti Bogdani, Dashamir Shehi, Jorida Tabaku, edi Paloka, Keltis Kruja dhe Kastriot Islami
PR: 1 mandat - Ylli Shehu
PDIU: 1 mandat - Tahir Muhedini
Ndarja e mandateve, Lleshi: Nuk kemi votat e nevojshmeMegjithëse nuk kishte kuorumin e nevojshëm, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u mblodh në mesditë për të shqyrtuar shpërndarjen e mandateve midis koalicioneve zgjedhore dhe partive politike për 12 Zonat Zgjedhore.Në nisje të mbledhjes, kryetarja e KQZ paraljmëroi mungesën e kourumit të nevojshëm për marrjen e një vendimi duke theksuar dhe çështja do t’i kalojë Kolegjit Zgjedhor.“KQZ nuk ka kuorumin e mjaftueshëm për të kaluar këtë vendim, sipas nenit 24, dhe nuk është në kushtet e marrjes së një vendimi për shpërndarjen e mandateve. Çështja do t’i kalojë Kolegjit Zgjedhor”, tha Lleshi.