Bisha: Akuzat e PS-së të pabaza, vijnë nga autorët e betonizimit të Tiranës
Bashkia e Tiranës ka reaguar sot pas akuzave të Partisë Socialiste për hapësirat e gjelbërta në kryeqytet.Në një konferencë për mediat zëdhënësja Anila Bisha u shpreh ata që akuzojnë sot Bashkinë janë ata që shkatërruan dhe betonizuan Tiranën.“Bashkë projektuesi i betonizimit dhe i shkatërrimit të mijëra metrave katrorë hapësira të gjelbra të zhdukura për 11 vite nëpërmjet aferave korruptive akuzoi sot Bashkinë e Tiranës. Siç i hëngrën këto mijëra metra katrorë hapësira të gjelbra dhe i kthyen në përfitime të majme sot po hanë turpin me bukë duke hedhur akuza të pabaza ndaj Bashkisë. Ata që për 11 vjet për interesa personale lanë Tiranën pa një plan urbanistik duke lejuar zhvillim klientelist kanë kurajon të flasin dhe akuzojnë sot Bashkinë e Tiranës” tha Bisha.Ajo ka theksuar më tej se sot Tirana ka planin e saj urbanistik mbi të cilin do të zhvillohet qyteti, të hartuar me ekspertizën më të mirë vendase dhe të huaj dhe miratuar me konsensusin më të gjerë të mundshëm.“Sot Tirana nuk udhëhiqet nga interesat e Ramës por nga interesi i qytetarëve të saj” përfundoi Bisha.