Kabineti "Rama", Nurellari: Premtuese, Basha të mos marrë huqet e Berishës

Kompozimi i qeverisë së re, e cila pritet të marrë detyrën në shtator është premtuese në startin e saj. Ky ka qenë komenti i sekretarit politik të PDIU, Andri Nurellari, ndërsa foli për drejtorin e Informacionit Patrik Ssikaj në intervistën e mbrëmjes në RTV Ora News. Sipas tij mospërpëfshirja në qeveri e ish-Ministrave të Nanos, rritja e numërit të grave dhe përfshirja e shoqërisë civile, janë tre elementët risi të cilët rrisin dhe pritshmërinë për rezultate nga kjo qeveri. Ndërkaq ai nuk ka hezituar të shprehet kundër reagimit të Berishës por dhe kreut të ri të PD Basha, sa i përket komenteve kundër qeverisë së re, duke shtuar se qeveria në ikje duhet të reflektojë mbi gabimet që çuan në një ndëshkim maksimal në 23 qershor, sikundër të mobilizohet për një opozitë të fortë dhe konstruktive.“E shikoj si lajm të mirë, nuk ka asnjë nga Ministrat e Nanos.Ka një përfaqësim më të plotë dhe rrjedhje eletitash, më ka bërë për vete fakti se ka 6 gra në qeverinë e re, ashtu dhe përfshirja e shoqërisë civile. Mendoj se kjo është edhe një taktikë për të mos rënë në gabimet e qeverisë së djathtë, ndërsa Ministrat nga LSI janë pasojë e marrëveshjes që ka me këtë parti. Më duket pa vend komentimi i zellshëm nga qeveria në ikje, është një periudhë ku qeveria në ikje duhet të reflektojë dhe të mësojë edhe nga mënyra e gabuar e të bërit opozitë deri më tani dhe të bëjë një opozitë të denjë. Duket se do kemi një vazhdimësi të opozitës agressive, nuk është mirë të kalohet në këtë lloj ofensive. Mendoj se jemi në mbyllje të tranzicionit, jo se jam shumë entuziast për tranzicionin. Por kemi një ndryshim të kërkesës, por dhe ofertës, kemi dy elemntët, jemi në një metamorfozë. Aktorët politikë duhet të kuptojnë se nuk duhet të vazhdohet me inerci, këtu e kam fjalën e kreut të ri të opozitës që duket se ka marrë huqet e liderit të tij. Qeveria nuk mund të paragjykohet ende pa marrë detyrën.Qesharake janë dhe deklaratat se e majta ka fituar falë personave të inkriminuar në botën e krimit, është një lloj papërgjegjshmërie. Shpresojmë të ketë një reflektim në mënyrën e të bërit të opozitës” tha ai.

Edhe pse LSI mori vetëm 2 Ministra më tepër nga ç’kishte në qeverinë Berisha, Nurellari gjykon se mjaftojnë nëse e krahasojmë këtë parti  me aleatët e tjetër të PS që dolën pa asgjë nga ndarja e tortës së qeverisjes.

“5 Ministra më duket boll në fakt, duke parë që aleatët e tjetër nuk morën asgjë. Shpresoj të mos ketë kakofoni, por dua të vë në dukje se ca njerëz kanë spikatur me një lloj imazhi administrativ efikas, sic është zoti Haxhinasto apo Panariti. Do doja të shikoja në rradhët e LSI të njëjtin model si në PS, largimin e aktorëve të vjetër. Këta individë më duken shpresëdhënës, jam optimist. Shumë ngelet për tu bërë, pritshmëria është shumë e lartë, gjendja është shumë e keqe” deklaroi sekretari politik i PDIU.

I pyetur nëse lënia jashtë e PBDNJ-së nga Rama mund të jetë një taktikë për t’i lënë rrugë të hapur PDIU, Nurellari u përgjigj:

“Ky ka qenë problemi kompleks i PBDNJ.Ka marrë tone më ekstremiste sec ka pasur në të kaluarën. Kjo nuk ka qenë nga ana ePDIU, ne jemi për përfaqësimin e minoriteteve. Ne se kemi deklaruar asnjëherë veten si parti antigreke, nuk jemi ksenofobë, ka aktorë të tjerë që e bëjnë për të maksimalizuar votat. PDIU do të veprojë në opozitë si konstruktive, do e mbështesë qeverinë në pika kyce, do lobojmë pranë ekzekutivit për përmbushjen e pikave tona. Ne zgjodhëm të jemi në atë kamp dhe letrat janë qartësisht të hapura. Mendoj se është fundi i një epoke dhe fillimi i një epoke të re. Shohim se jemi në një fazë të re politike, patëm dhe largimin e fundit të një lideri historik”përfundoi ai.