Kreministri Berisha ngushëllon kryeministrin italian për viktimat e aksidentit të Avellinos

Kreministri në detyrë, Sali Berisha, i ka dërguar një telegram ngushëllimi kryeministrit Italian, Enrico Letta, ku i shpreh ngushëllimet për humbjet e jetëve njerëzore në aksidentin tragjik të ndodhur pak ditë më parë në afërsi të qytetit të Avellinos.“I dashur zoti Kryetar i Këshillit të Ministrave.Me keqardhje të thellë kam mësuar për aksidentin tragjik të rrëzimit të autobusit të pasagjerëve në afërsi të qytetit Avellino, si pasojë e të cilit humbën jetën 38 qytetarë e u plagosen disa të tjerë.Në këto çaste hidhërimi e dhimbjeje të madhe, në radhë të parë për familjet e viktimave, por edhe për ju, qeverinë tuaj e popullin Italian, ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta e të qeverisë shqiptare dhe ndjenjat më të thella të solidaritetit njerëzor për humbjet e jetëve njerëzore, si dhe urimet për shërimin e plotë e të shpejtë të të lënduarve.Shqiptarët u bashkohen lutjeve tuaja që shpirtrat e viktimave të kësaj tragjedie të rëndë të gjejnë paqen e amshuar.Me sigurimet e konsideratës dhe të respektit më të lartë”, thuhet në telegramin ngushëllues të kryeministrit Berisha.