Vlorë, sekuestrohet truall në plazhin e vjetër, është përfituar në mënyrë të paligjshme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Gusht 2013, 09:43
Nga Strukturat Kundër Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë Qarku Vlorë mbi bazën e hetimeve disamujore nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë është bërë sekuestro preventive e tokës truall prej 20.039 m ² e cila ndodhet në zonën e "Plazhit të Vjetër" të qytetit të Vlorës, vlera e të cilë shkon në rreth 1 milion euro.Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendimin Nr. 276 datë 29.07.2013 ka vendosur sekuestro preventive në lidhje me këtë pasuri pasi dyshohet se është përfituar në mënyrë të paligjshme duke fallsifikuar dokumentat dhe shpërdoruar detyrën