“Dhuna ndaj grave”, Simpozium nga shoqëria civile dhe Komunitet fetare

Shoqëria Civile e përfaqësuar nga Kryetarja e Grupit për të Drejtat e Njeriut, Elsa Ballauri, së bashku me komunitetin myslyman shqiptar dhe me Myftininë e Tiranës, organizuan Simpoziumin “Dhuna në familje”.Një panel prej katër vetash risolli në qendër të vëmendjes dhunën në familje, pas ngjarjeve të kohëve të fundit në vend, ku ajo ka qënë mëse e pranishme.Myftiu i Tiranës dhe vetë Ballauri, përmendën 1200 rastet e dhunës në familje, kryesisht ndaj femrave, raste të cilat shpeshherë përfundojnë edhe me vrasje.Një prej grave të pranishme foli rreth rëndësisë së ndërgjegjësimit të vetë grave.Simpoziumi u mbyll duke risjellë në vëmendjen e të pranishmëve rëndësinë e temës së rëndë sociale.