Lame: Legalizim falas të banesave por jo të objekteve të paligjshme në bregdet
Partia Socialiste ka ripërsëritur premtimin e saj për legalizim falas të banesave por ka theksuar se nuk do të legalizojë asnjë ndërtim të paligjshëm në vijën bregdetare.Në një konferencë për shtyp, nga selia e PS-së Artan Lame ka theksuar se do të merren masa dhe do të zhbëhet çdo vendim për legalizime në zonat e mbrojtura mjedisore, parqe kombëtare, arkeologjike, turistike e në plazhe.“Ne nuk do të legalizojmë asgjë të kundërligjshme në vijë bregdetare dhe asgjë të ndërtuar për qëllime fitime kudo qoftë, do të ketë penalizime ta që masakrojnë bregun dhe ata që kanë bërë legalizime në zonat e mbrojtura mjedisore, arkeologjike, gjatë rrugëve kombëtare dhe nyjet kryesore rrugore, turistike, plazheve etj. Ne po mbledhim informacion për falsifikimet që po bëhen për ndërtime delikate dhe do ti zhbëjmë ato, në Dajt, Butrin, Kala Krujës, Bregdetin Vlorë-Orikum dhe gjithë bregdetin, në zonat historike të Lezhës” tha Lame.Sipas tij, kryeministri i ri Rama në shtator do të paraqesë paketën e emergjencës kombëtare për territorin, që do të kthejë pushtetin e qytetarëve mbi të.Lame më tej denoncoi atë që e quajti shkatërrim të hapësirave të gjelbërta nga Bashkia e Tiranës. Duke iu referuar parkut të lodrave tek “7 Xhuxhat”, Lame tha se Bashkia e Tiranës po e shkatërron këtë park.