Steel Wings dhurojnë gjak për fëmijët talasemikë
Organizata Shqiptare e Dhuruesve Vullnetare te Gjakut organizoi ne ambjentet e parkut “Rinia” nje dite dhurimi gjaku te posaçme per anetaret e grupit te motorristave shqiptare Steel Wings. I pranishem ishte edhe Presidenti i Shoqates Talasemike Musa Zenelaj, per te cilin kjo nisme ka nje rendesi te madhe.Me logon “Shendeti nepermjet parandalimit”, Drejtori i organizates qe mori kete nisme, Natale Kapodicasa, shpjegoi me tej se ne cfare konsistonte projekti i tij.Ne mes te parkut ishin vendosur disa shtreter dhe prane tyre qendronin infermieret, te cilat pranonin ndihme ne gjak nga kushdo qe kishte deshire perveç motorristeve. Duke ndihmuar ishin edhe disa djem e vajza te veshur me te njejten uniforme, te cilet ishin dhurues te vazhdueshem te gjakut çdo tre mujor.