Mediat greke për qeverinë “Rama”: Aromë gruaje por jo minoritet grek
Që prej së Mërkurës, mediat greke njëra pas tjetrës theksojnë faktin që në kabinetin e ri qeveritar nuk merr pjesë asnjë deputetit i minoritetit grek. Gazeta e përditshme “Kathimerini” shkruan në një artikull të saj se në"Përbërjen e qeverisë së re që njoftoi të Mërkurën kryeministri socialist i Shqipërisë, Edi Rama, fitues i zgjedhjeve parlamentare më 23 Qershor nuk përfshihet asnjë minoritar grek. Qeveria e re që përfshin pesë ministrat e Lëvizjes Socialiste për Integrim të Ilir Metës, partneri kryesor i qeverisë së socialistëve të Ramës. Ndërsa partia greqisht-folëse PBDNJ ka dënuar, se Rama zgjodhi të mos përfshijë asnjë ministër me origjinë greke në qeverinë e tij, përkundër marrëveshjes ekzistuese para zgjedhore,e cila parashikonte një ministri për përfaqësuesit e minoritetit grek. Kryetari i PBDNJ, Vangel Dule, të Mërkurën ka pasur takime me anëtarët e socialistëve, por nuk ka njoftuar ndryshime në përbërjen e kabinetit.“Kathimerini” vijon duke theksuar se sfida e rëndësishme të qeverisë së Edi Ramës, tani është lufta kundër korrupsionit endemik, që lidh udhëheqjen politike të vendit me tregtinë e drogës, trafikimi i qenieve njerëzore, bizhozi ilegal dhe kontrabanda e karburantit. në shkrimin e saj kathimerini përmë Një seri gjyqtarësh, polic dhe gazetarë paguhen nga organizatat kriminale siç është përmendur në një raport të vitit 2010 nga Ambasada Amerikane në Tiranë. Ambasada vlerëson se Shqipëria humbet çdo vit 300 milionë dollarë në taksa të papaguara nga kontrabanda e karburantit.Ndërkaq Edi Rama duhet të imponoj reforma radikale në sektorin publik për të përballur me kancerin e korrupsionit. Kjo, megjithatë, do të kërkojë dhe aleanca dhe mbështetje nga Perëndimi, siç është cekur në një artikull në faqen e internetit "Huffington Post" shkruan gazeta.Ndërsa gazeta "Ta Nea" për qeverinë e re vendos titullin "Qeveria e re shqiptare, më aromë gruaje por jo të minoritet grek". E përdishmja "Ethnos" shkruan " qeveria e re pa prezencë greke" "Fillim i keq për qeverinë e Ramës..!" dhe vijon në tekst duke thënë se "Kurrë nuk kanë të lehta marrëdhëniet e Tiranës me minoritetin grek por duket se me udhëheqësin e ri shqiptar Edi Rama këto marrëdhënie po testohen pa marrë akoma detyrën si kryeministër".