Tiranë, arrestohet një person, akuzohet për marrëdhënie seksuale me një të mitur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Gusht 2013, 22:26
Një person ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit për abuzim seksual me një të mitur.Shtetasi Arben Ahmeti është ndaluar nga shërbimet e komisariatit numër 2 në Tiranë pasi akuzohet për kryerje të marrëdhënieve seksuale me të miturën me iniciale K. Sh., 14 vjeç.Ndërkaq materialet lidhur me rastin e mësipërm i kaluan Prokurorisë për zbardhjen e plotë të tij.