Berisha ironizon mbledhjen e Ramës: Ditë e shënuar në historinë e Kleptokracisë!

Kryeministri në largim Sali Berisha ka komentuar sot mbledhjen me dyer të mbylla të kryeministrit të ardhshëm Edi Rama me kabinetin e tij qeveritar, emrat e të cilëve ai i bëri publik vetëm një ditë më parë. Në rrjetin social facebook Berisha vlerëson ekipin e ri të Ramës, si më të korruptuarin që ka mundur të instalohet ndonjëherë në vend, duke denoncuar dhe aferat në të cilat sipas tij janë përfshirë Rama dhe Ministrat e rinj.“Te dashur miq, sot Piktori mblodhi ne zyren e tij kabinetin e vet qeveritar qe eshte dhe ekipi me i korruptuar qe eshte instaluar ndonjehere ne Shqiperi. Vet Piktori, perveç aferave si ish minister i qeverise Nano dhe Kryetar 20% i bashkise se Tiranes, eshte i vetmi kryeminister keto 20 vite ne Europe qe ulet ne karrigen e kryeministrit me nje vile dhe nje pallat 5 katesh me burim financiar te panjohur. Ministri i Financave Cani eshte guvernatori qe pasi vodhi apo bashkevodhi Thesarin e Shtetit dhe pas zhdukjes se tij deklaroi se banka nuk ka patur ne Thesar flori. Ministrit te Shendetesise Beqja eshte i vetmi qe iu hoq mandati i deputetit sepse me baxhanakun e Piktorit kishe bere kerdine me tendera ne bashki. Ai ka fallsifikuar mijera e mijera pensione per te cilat po ndiqet. Ministri i Brendshem Tahiri eshte i vetmi deputet me skaf dhe qe iu arrestua i ati ne flagrance per kondrabande ilaçesh dhe e ema ndiqet per evazion fiskal ne shumen 80 mije euro. Ministri i Ekonomise Ahmetaj eshte ne ndjekje per vjedhjen prej 10 milion euro qe i ka bere kompanise Albtelekom me kompanine e tij private Hermes. Ministri i Mirqenies Sociale, me mire te themi i mirqenies personale, Erion Veliaj eshte bere i famshem si njeriu qe me parate e "Mjaftit" ndertoi nje vile per vete dhe nje vile per Velicen pa firmosur ne jeten e tyre ndonjehere ne bordero. Ai me pas per te zhdukur gjurmet e kesaj afere vodhi vet kompjuterin e financava te “Mjaftit”” shkruan Berisha.Sipas kryeministrit Berisha keto janë vetem disa nga aferat e disa prej anetareve te "ansamblit lukunia"!“Ketij i thone ndryshim! Perpara drejt Kleptokracise!” përfundon ai.Më herët Rama zhvilloi një takim me ministrat e rinj të PS në selinë e Partisë Socialiste, ndërsa në të nuk morën pjesë pjesë 5 ministrat e zgjedhur nga radhët e LSI-së.Kështu në takim ishin në pranishëm, Zv/Kryeministrin Niko Peleshi, ministrin e Financave Shkëlqim Cani, ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli, ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj, ministrin e Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri, ministren e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Eglantina Gjermeni, ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja, ministri i Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolli, ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erjon Veliaj, ministrin për Inovacionin dhe Administratën Publike Milena Harito, ministrin për Çështjet Vendore Blend Çuçi, ministrin për Marrëdhëniet me Parlamentin Ilirjan Celibashi.